Kosova
“Gjakova-Bazel” shënon jubiletë e artistit Shyqri Nimani
Shoqata “Gjakova-Bazel” me seli në dy qytet përkatëse, në bashkëveprim me shoqatën e Intelektualëve të Gjakovës “Jakova” organizon një aktivitet në përvjetorin e lindjes dhe krijimtarisë së artistit të shquar, Shyqyri Nimani.
“Njohja e zgjeruar dhe e thellë e vlerave, krijimtarisë, botimeve dhe kontributeve shumëpalëshe, të vlerësuara me çmime prestigjioze si nga mediat, në Kosovë, Shqipëri dhe shumë vende të tjera të botës, për veprimtarinë e tij të pasur e me vlera të padiskutueshme cilësore në shumë fusha të kulturës, arteve, shkencës na ka nxitur që të organizojmë këtë akademi mirënjohjeje”.
Gjykojmë se ky akt do të interpretohej me të drejtë dhe do të vlerësohej gjerësisht si shenjë e re respekti, mirënjohjeje dhe nderimi jo vetëm për profesor Shyqyri Nimanin individualisht e familjarisht dhe për kontributin e tij të shquar e shumëdimensional, por edhe për të gjithë bashkësinë e personaliteteve të kulturës, arteve, shkencës, arsimit dhe pedagogjisë, në Gjakovë e Kosovë”, shkruajn¨üe organizatorët në njoftimin e tyre.
AKADEMI MIRËNJOHJEJE
ME RASTIN E 80 VJETORIT TË LINDJES
DHE TË 60 VJETORIT TË OPUSIT MULTIDISIPLINAR
Të artistit SHYQRI NIMANI
Vendi: Gjakovë, Shkolla e Muzikës ‘’Prenk Jakova’’, e premte, 5 nëntor 2021, ora 18.00
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










