Lajme
Gjermania paralajmëron për mijëra emigrantë të paligjshëm
Regjistrimet e azilkërkuesve që mbërrijnë në Bjellorusi me rrugë ajrore dhe që shkojnë nga toka për në Gjermani janë rritur ndjeshëm.
Shteti gjermanolindor i Brandenburgut pret që mijëra emigrantë të paligjshëm të kalojnë kufirin e tij me Poloninë në javët në vijim, të nisur nga Bjellorusia.
“Migrantët që kanë mbërritur tashmë në Letoni, Lituani dhe Poloni, ndoshta do të kërkojnë të vijnë në Gjermani”, tha sot ministri i Brendshëm i Brandenburgut, Michael Stuebgen, në Parlamentin e shtetit në Potsdam, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne duhet të supozojmë se shumica e këtyre njerëzve do të vijnë në Gjermani në muajt në vijim”, tha Stuebgen.
“Emigrantët vazhdojnë të shkojnë drejt Bjellorusisë, me synimin për të hyrë në Bashkimin Evropian”, vazhdoi ai, por shtoi se nuk mund të tregonte shifra të besueshme.
“Situata aktuale e migracionit është sigurisht serioze, por shumë larg situatës që pamë gjatë migrimit masiv më 2015”, tha Andreas Rosskopf, i sindikatës së policisë GdP, duke theksuar se nuk ishin planifikuar kontrolle shtesë kufitare.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










