Maqedonia
Maqedonia Veriore sot në balotazh për zgjedhjet lokale
Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raporton se i gjithë procesi aktualisht po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa incidente. Megjithatë ka raportime për probleme teknike në disa vendvotime e që kanë të bëjnë me votimin që po zhvillohet me sistemin e ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.
“Arsyet ku ka pasur ndërprerje kanë të bëjnë me mungesën e sinjalin për aktivizimin e aparati biometrik. Në disa vendvotime kishte ndërprerje më shumë se një orë ndërsa votimi ka vazhduar me metodën e vjetër deri në vënien në përdorim të aparateve biometrik”, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
Ndërkohë është bërë e ditur se deri në orën 11:00 në votime kanë dalë 14.18 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












