Maqedonia
Në Maqedoninë e Veriut mbahet balotazhi për zgjedhjet lokale
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të dielën (më 31 tetor) u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se në orën 07.00 janë hapur të gjitha vendivotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Ljupka Guguçevska, tha se të dhënat e para nga qendrat e votimit tregojnë se votimi po zhvillohet normalisht, me disa probleme të vogla teknike, por jo sikur ato në raundin e parë, që kishin të bëjnë kryesisht me probleme me votimin biometrik.
“Ka disa qendra votimi ku ka probleme të vogla teknike, por ato po kapërcehen. Votimi ka nisur me sukses në shumicën e qendrave të votimit. Shumica e problemeve janë me pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve. Nga ajo që kemi deri më tani si informacion, në disa vendvotimet aparatet biometrike nuk kanë mundur të aktivizohen, por ekipet e specialistëve po ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”, ka thënë Guguçevska.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë mund ta realizojnë në 2,481 vendvotime.
Në raundin e dytë do të votohet në 44 komuna, nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.
LSDM-ja garon në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.
Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.
Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Semokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim.
Edhe në balotazh, beteja kryesore zhvillohet mes partive në pushtet dhe atyre në opozitës, mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në njërën anë dhe atyre të BDI-së me kandidatët e Lëvizjes BESA që po ashtu është në pushtet dhe opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Beteja kryesore mes tyre zhvillohet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes BESA. Në Gostivar mes Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët dhe Nevzat Bejtës të BDI-së. Për Dibrën garojnë Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka nga BDI ndërsa në Strugë, Ramiz Merko i BDI-së dhe Idri Istrefi i Aleancës për Shqiptarët.
Partitë maqedonase garojnë kryesisht për qytetet e Manastirit, Kumanovës, Ohrit, por betejën kryesore e kanë përqendruar për Shkupin.
Qytetarët mund të zgjedhin mes Danella Arsovskës, kandidate e pavarur që ka mbështetjen edhe të VMRO-së dhe të opozitës shqiptare dhe Petre Shilegovit, kryetar aktual i Shkupit dhe kandidat i LSDM-së, që mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Shkupi, si njësi e veçantë e pushtetit lokal me dhjetë komuna urbane, ka rreth 800 mijë banorë, bazuar sipas një statistike të vitit 2015.
Në raundin e parë, VMRO DPMNE-ja ka fituar në pesë komuna të Shkupit, ndërsa LSDM-ja në asnjë prej tyre.
Edhe në raundin e dytë qytetarët po votojnë me sistemin e ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.
Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues.
Raundi i dytë po mbikëqyren nga rreth 1,300 vëzhguesit vendorë dhe afër 200 nga OSBE-ODIHR. Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada të huaja në vend.
Të shtunën të drejtën e votës e kanë realizuar të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me covid-19.
Vendvotimet mbyllen në orën 19.00, ndërsa rezultatet publikohen në faqen elektronike të KSHZ-së./rel
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










