Kosova
Osmani: Serbia, me ndihmën e Rusisë, po ndërmerr nisma destabilizuese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Portugali, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë shtetëror të këtij vendi.
Osmani, gjatë qëndrimit në Portugali, ka dhënë në një intervistë për median portugeze “DN”, ku ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
Ajo ka theksuar se Serbia po vazhdon me synimet destabilizuese në raport me Kosovën.
“Ballafaqimi me të kaluarën është shumë i rëndësishëm nëse duam që rajoni ynë të ecë përpara. Pavarësisht përkushtimit të Kosovës për dialogun shtet më shtet, me Serbinë, për të siguruar që të ketë marrëdhënie të mira tregtare, që të mos ketë pengesa për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzit dhe se ne nuk e bllokojmë njëri-tjetrin ndërkombëtarisht, Serbia ka bërë të kundërtën”, ka thënë Osmani, transmeton Klan Kosova.
“Serbia vazhdon të zhvillojë një fushatë agresive kundër Kosovës, ndërkombëtarisht. Vazhdon të abuzojë me dialogun duke u përcjellë informacione të gabuara disa vendeve, veçanërisht atyre që janë gjeografikisht më larg, duke thënë se dialogu ka në qendër statusin e Kosovës – gjë që padyshim nuk është – dhe ka kryer një sërë nismash destabilizuese, me ndihmën e Rusisë, duke mbajtur gjallë tensionet dhe konfliktet dhe duke e lënë rajonin tërësisht jashtë integrimit evropian, duke shkuar kundër asaj që duam dhe mbrojmë”.
Presidentja mes tjerash ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në komunikim me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë.
“Pavarësisht gjithë kësaj, përpjekjet tona janë të sinqerta, jemi shumë të sigurt në synimet tona, flasim sinqerisht me miqtë tanë në BE, SHBA dhe më gjerë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe hapat që hedhim janë drejt marrëdhënieve të mira me Serbinë, por për fat të keq, nuk mund të them se Serbia po bën të njëjtën gjë”, ka thënë Osmani.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











