Kosova
Paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë
Profesionistët shëndetësorë kanë thënë se Kosova mund të përballet me një valë të re të koronavirusit, për shkak të rritjeve të rasteve në shtetet e tjera. E, në këtë situatë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e sheh si të papranueshme që kjo ministri të udhëhiqet me ushtrues detyre.
Zemaj tha se që nga fillimi i përhapjes së Covid-19 nuk ka pasur menaxhim të pandemisë.
“Kam frikë se mund të prekemi prapë”, paralajmërohet vala e re e COVID-19 në Kosovë.
Profesionistët shëndetësorë kanë thënë për Ekonomia Online se Kosova mund të përballet me një valë të re të Coronavirusit, për shkak të rritjeve të rasteve në shtetet e tjera. E, në këtë situatë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e sheh si të papranueshme që kjo ministri të udhëhiqet me ushtrues detyre.
Më tej ai tha për Ekonomia Online se Qeveria nuk e ka vëmendjen te menaxhimi i pandemisë, e sipas tij, kjo mund të shkaktojë përkeqësim të situatës.
Ndërsa infektologu Ilir Tolaj tha se në qoftë se nuk vazhdon vaksinimi masiv, ekziston rreziku që Kosova të preket nga valë të reja.
“Ky variant i ri ende nuk ka marrë përmasat e një kërcënimi serioz në kuptim të zëvendësimit të variantit Delta dhe në kuptim të shfaqjes së një vale të re, përderisa do të ketë popullatë, e cila është e ndjeshme në infeksionin. Derisa do të ketë banorë në Kosovë, të cilët ose nuk e kanë kaluar në mënyrë të natyrshme infeksionin ose nuk janë vaksinuar, rreziku potencial që këta të infektohen ekziston. Prandaj në qoftë se llogarisim se rreth 700 mijë njerëz janë vaksinuar, atëherë një gjysmë milioni në Kosovë ende janë të pambrojtur, e të cilët janë fëmijët e vegjël, të cilët nuk e kanë kaluar Covidin në mënyrë masive dhe nuk ka filluar vaksinimi i tyre”.
E pulmologu Flamur Marku thotë se aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë më shumë se gjysma e pacientëve janë të pavaksinuar.
Megjithatë, doktor Marku tha se varianti Delta Plus përhapet më shpejt dhe në gjendje më të rënduar.
“Aktualisht gjysmën e pacientëve i kemi të pavaksinuar dhe sigurisht këta që janë post-covid, pacientët që kanë qenë të pavaksinuar dëmet kanë qenë më të mëdha në mushkëri sesa te këta që kanë qenë të vaksinuar dhe ato janë probleme që tani kanë shkaktuar me fibroza të ndryshme”.
Mes tjerash, Marku tha se në Kosovë mund të ketë edhe valë të tjera të Covidit, e siç thotë ai, mund t’i prekë më shumë të rinjtë, pasi ka rënie të interesimit për vaksinim nga moshat e reja.
“Duke i përcjellë të dhënat nga Evropa, kam frikë se mund të prekemi prapë nga një valë tjetër, por meqenëse numri i të vaksinuarve është i lartë, shpresojmë ta kalojmë më lehtë se valët e tjera. Në momentin kur është relaksuar situata, ne kemi pasur numër më të vogël të pacientëve dhe kështu ka rënë edhe interesimi për vaksinim sid,omos nga moshat e reja. Dhe frika jonë është kjo, sepse mund të kemi shumë të rinj që mund të infektohen me variantin e ri, duke iu shkaktuar edhe pneumoni dhe iu dëmtohen mushkëritë dhe do të ketë nevojë të madhe për hospitalizim”, tha ai.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












