Lajme
Shërbimet sekrete gjermane paralajmërojnë kërcënime ekstremiste
Agjencia e brendshme gjermane e shërbimeve sekrete paralajmëroi se vendi po përballet me rrezik në rritje nga ekstremistët politikë dhe kriminelët.
“Niveli i kërcënimit ndaj Gjermanisë nga terrorizmi, ekstremizmi dhe spiunazhi, veçanërisht sulmet kibernetike, është ende shumë i lartë dhe në rritje”, deklaroi presidenti i Byrosë për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Edhe në të ardhmen do të ketë argumente polarizuese që ekstremistët do t’i shfrytëzojnë për të sjellë qëndrimet e tyre jodemokratike në klasën e mesme të shoqërisë sonë”, shtoi ai.
Edhe kryetari i Shërbimit të jashtëm gjerman të shërbimeve sekrete (BND), Bruno Kahl, theksoi gjithashtu se ”situatat në mbarë botën mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe se Gjermania duhet të jetë në gjendje të përgjigjet shpejt”.
“Unë nuk po mendoj vetëm për Afganistanin këtu”, u tha Kahl ligjvënësve, duke vënë në dukje rreziqet që paraqet gara e armëve në teknologjitë e reja.
Presidentja e Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi se ”ka pasur një ndërgjegjësim më të madh për rreziqet e ekstremizmit të djathtë brenda forcave të armatosura gjermane”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












