Lajme
Gjermania kërkon rritjen e sigurisë kufitare për frenimin e migrantëve
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi se është i përgatitur të rrisë numrin e oficerëve të policisë federale në kufirin polak për të ndihmuar në luftën kundër rritjes së numrit të migrantëve ilegalë nga Bjellorusia.
Seehofer i tha gazetës ”Bild am Sonntag” se 800 policë federalë ishin vendosur tashmë në kufi dhe të tjerë mund të mbërrinin “nëse është e nevojshme”.
Normalisht nuk ka kontrolle pasaporte ose kufiri kur udhëtoni nga një vend në tjetrin në zonën Shengen të Evropës me 26 anëtarë, por këto kontrolle mund të rikthehen përkohësisht në rast kërcënimi, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Numri i migrantëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian përmes Bjellorusisë është rritur ndjeshëm muajt e fundit, me vendet kufitare Polonia, Lituania dhe Letonia që mbajnë peshën kryesore të fluksit.
Kufiri i Gjermanisë me Poloninë, nga ana tjetër, është bërë një pikë e nxehtë e migrimit të paligjshëm përmes asaj që quhet “rruga e Bjellorusisë” për në BE.
Policia gjermane tha se kishte pasur 1 922 kalime vetëm nga 1 deri në 20 tetor.
Migrantët shpesh vijnë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.
Seehofer së fundmi propozoi patrullime të përbashkëta kufitare gjermano-polake, por Varshava deri më tani nuk ka qenë e gatshme.
Udhëheqësit e BE-së akuzojnë liderin bjellorus, Aleksander Lukashenko për organizimin e kalimit të migrantëve nga vende të tilla si Iraku dhe më pas dërgimin e tyre në kufirin e jashtëm të bllokut me Bjellorusinë.
Në fund të majit, Lukashenko njoftoi se qeveria e tij nuk do t’i pengojë më migrantët të udhëtojnë drejt BE-së, si kundërpërgjigje të sanksioneve më të ashpra perëndimore.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













