Kosova
Po shëtiste me kallashnikov rrugëve të Prishtinës, arrestohet 42-vjeçari
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, mbrëmë rreth orës 20:30, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për kontroll rutinore kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes.
Sipas njoftimit, thuhet se pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një armë të gjatë, AK-47, në karikatorë si dhe 25 fishekë.
I dyshuari L.B, mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas
















