Muzikë
“Vienna helps Tirana” koncert në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Koncert bamirësie "Vienna helps Tirana" (Vjena ndihmon Tiranën) në ndihmë të qendrave të kujdesit ditor të Caritas-it St. Pölten për fëmijë me aftësi të kufizuara në Shqipëri
Siç ka thënë e madhja Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Një dorë të ngrohtë për fëmijë me aftësi të kufizuara, një ndihmë, por mbi të gjitha gatshmëria për t’i përfshirë ata në realitetin tonë, me më shumë dashuri. Kjo do të jetë moto e koncertit të bamirësisë “Vienna helps Tirana” që do të vihet në skenë më datën 6.nëntor 2021 duke filluar 19:30 nën tingujt e magjishëm të muzikës klasike me interpretim të artistëve shqiptarë dhe të huaj, shkruan albinfo.at.
I organizuar nga “Glanz-Ing. Tendler-Performances” ky koncert do të mbahet në ambjentet e “Musikverein-it” në sallën e Brahms, ku do të mund të përjetoni drejtpërdrejt emra të njohur të muzikës dhe të artit: si Ana Naqe, Vikena Kamenica, Erza Muqoli, Günter Haumer, Benjamin Ziervogel, ACIES Quartett, Genc Tukiçi, Merita Rexha Tershana etj.
Në kohën e çmendur në të cilën jetojmë, është më e rëndësishme se kurrë të jemi mbështetje për njëri-tjetrin, e mbi të gjitha për ata që kanë më shumë nevojë. Le të bëhemi të gjithë pjesë e dorës së ngrohtë duke mbledhur në këtë koncert ndihma për fëmijë që do ta na jenë mirënjohës në rradhë të parë për dashurinë që ne tregojmë.
Biletat, mund t‘i porosisni në link-un në vijim:
Sponsorët kryesorë: “Bundesmnisterium für europäische und internationale Angelegenheiten”, “Ambasada e Republikës së Shqipërisë”, Raiffeisenbank, Caritas, Europahaus Wein, Institut für den Donauraum und Mitteleuropa etj.
Një falenderim për mbështetjen i shkon dhe stafit: Arbër Marku, Pandi Laço, Arbnore Dragaj, Matilda Seferi, Majlinda Karagjozi, Jovani nga “Jovani Blumen”.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë















