Kosova
Sa cikle zgjedhore lokale janë mbajtur në Kosovë që nga paslufta?
Sot Kosova voton.
Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit deri në shtatë mbrëmjes, vendi do të mbajë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta.
Me zgjedhjet e sotme, Kosova përmbush shtatë cikle të zgjedhjeve komunale.
Klankosova.tv ju sjell disa të dhëna mbi proceset e zgjedhjeve komunale në Republikën e Kosovës.
Zgjedhjet e para komunale nga paslufta janë mbajtur më 17 nëntor të vitit 2000.
Në këto zgjedhje votuesit mund të zgjidhnin për subjektin dhe vetëm një kandidat për asamble komunale.
Ani se zgjedhjet komunale mbahen çdo katër vjet, të dytat pas vitit 2000 u mbajtën hiç më larg se më 26 tetor 2002, kësaj radhe lista ishte e mbyllur, andaj votohej vetëm subjekti.
Këto dy palë zgjedhje përcaktonin kuvendin komunal, por jo edhe kryetarin e komunës.
Megjithatë, nga viti 2007, konkretisht më 17 nëntor, kur u mbajtën zgjedhjet e treta komunale, lista zgjedhorë ndryshoi, duke e futur edhe zgjedhja e kryetarit drejt për së drejti, lista ishte e hapur dhe po ashtu votuesit kishin të drejt të votonin deri në dhjetë kandidatë.
E nga ky vit u bë edhe një përditësim tjetër, duke u përdorur sistemi zgjedhor mazhuritar, apo “Sistemi me dy raunde”, që do të thoshte se fituesi i më së shumti votave duhej të kalonte 50 përqindëshin, përndryshe do të shkonte në balotazhe të renditurin e dytë për nga numri i votave, për të u përcaktuar fituesi.
Kjo bëri që për herë të parë komunat të shkonin në balotazhe, të cilat u zhvilluan më 8 dhjetor të po të njëjtit vit.
Në këtë vit, 612,513 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, apo 39.07 përqind e atyre që kishin të drejtë votimi, në 30 zona zgjedhore.
Vazhda e përditësimit të proceseve zgjedhore ndodhi edhe më 2009, kur u mbajtën zgjedhjet e katërta komunale që nga paslufta, me datën 15 të muajit nëntor, ku qytetarët mund të zgjidhnin një subjekt dhe vetëm një kandidat.
Zgjedhjet komunale të vitit 2009 u karakterizuan me shumë ngjarje që sollën raunde të dyta, përsëritje të zgjedhjeve në disa komuna si dhe zgjedhje të jashtëzakonshme , me vendime të organeve ligjvënëse.
Përsëritje të procesit zgjedhor ndodhën në disa komuna, ku u përfshinë Prizreni, Lipjani, Gjilani, Istogu, Rahoveci, Ferizaj e Kaçaniku.
Deri në këtë vit KQZ llogaritej të ketë organizuar zgjedhje për një muaj rresht, duke llogaritur edhe të jashtëzakonshmet dhe të përsëriturat.
Rahoveci, Ferizaj, dhe Kaçaniku u detyruan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë viteve 2010-2012.
3 nëntori i vitit 2013 ishte data për mbajtjen e zgjedhjeve të pesta komunale në Kosovën e pasluftës.
Në këto zgjedhje votuan 830,832 qytetarë, apo ndryshe 46.34 përqind e popullsisë.
Kësaj here pati përsëritje të pjesshme të ciklit zgjedhor, konkretisht në zonat e banuara me serbë, ku përfshihej Zveçani, Mitrovica e veriut dhe Parteshi.
Zgjedhjet për kuvendin e gjashtë komunalë u mbajtën më 22 tetor 2017, me 204 kandidatë për kryetar komune, ku nga ta vetëm tetë ishin kandidate gra.
Gjatë kësaj gare, në dispozicion ishin 2505 vendvotime.
Numri i votuesve
Me vitet në vijim, numri i votuesve vazhdonte të rritej, sidomos gjatë viteve 2000-2007, ku numri i votuesve u rrit për 72 përqind.
Kjo u bë për shkak të futjes në sistem të votuesve.
Në vijim shohim një krahasim të numrit të votuesve me vitet 2000 dhe 2014.
Gjakovë:
2000 – 55,529 votues
2014 – 107,425 votues
Gjilan:
2000 – 52, 413 votues
2014 – 94,268 votues
Mitrovicë:
2000 – 44,802 votues
2014 – 72,506 votues
Pejë:
2000 – 54,060 votues
2014 – 103,078 votues
Prishtinë:
2000- 110,400 votues
2014 – 172,143 votues
Prizren:
2000 – 85,371 votues
2014: 156,427 votues
Ferizaj:
2000 – 57,724 votues
2014: 100,245 votues
Ecuria e zgjedhjeve në Kosovë është përmirësuar proces pas procesi, sidomos pas marrjes në përgjegjësi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2008, pasi deri në atë vit zgjedhjet organizoheshin nga OSBE dhe UNMIK-u.
Sot komunat e Kosovës do të përcaktojnë emra të rinj në administratat e tyre, apo do t’i konfirmojnë edhe njëherë ata që kanë qenë. /KlanKosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











