Kosova
”Çohu në këmbë kur flet për Vuçiç”, Osmani i kthehet keq ministrit serb në OKB
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB, ku u përmenden dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, tonet janë përshkallëzuar ndjeshëm duke mbërritur në një përplasje të fortë verbale mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të jashtëm serb, Nikola Selakoviç.
Mediat në Kosovë thonë se Osmani kërkoi të njihet një herë e mirë pavarësia e vendit të saj dhe i tha ministrit se duhet të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës.
“Vuçiç, tha ajo, flet me të njëjtën gjuhë si Sllobodan Millosheviçi të cilin e admiron.”
“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendni Aleksandar Vuçiç sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt”, ishte komenti i kryediplomatit serb.
Osmani në fjalën e saj kujtoi sesi 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë genocidit të Millosheviçit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë”, theksoi ajo, duke i treguar edhe një herë ministrit serb gjëra të cilat me sa duket, Beogradi kërkon t`i fshijë me pluhurin e harresës.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











