Kosova
Kosova, në heshtje zgjedhore
Kosova sot është në heshtje zgjedhore, ndërkaq partitë politike mbrëmë kanë përmbyllur fushatën zgjedhore, e cila filloi më 16 shtator.
Heshtja zgjedhore do të jetë deri të dielën, më 17 tetor, në ora 07:00, atëherë edhe kur hapen vendvotimet.
Qytetarët e Kosovës të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 158 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave. Në mesin e tyre janë 12 gra në nivel vendi.
Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Numri i qendrave të votimit në gjithë Republikën e Kosovës është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













