Lajme
Zvicër: Nga 11 milionë vaksina, 3000 raste me efekte të rënda anësore
Në rastet e klasifikuara si serioze, mosha mesatare ishte rreth 56 vjeç, ndërsa në rastet e raporteve për vdekje, mesatarja ishte pothuajse 80 vjet
Në Zvicër, raportet për efekte anësore të padëshiruara nga fushata më e madhe e vaksinimit në vend kanë mbetur të pakëta. Deri të martën, autoriteti mbikëqyrës i ilaçeve ka marrë gjithsej 8757 raporte për efekte të tilla të vaksinimeve të Covid 19, shkruan sda.ch.
Vetëm rreth 34 për qind e këtyre, ose 2978 raporteve, janë klasifikuar si serioze.
Sigurisht, raportet e efekteve negative që janë marrë dhe analizuar deri më tani nuk do të ndryshojnë rezultatin absolutisht pozitiv të vaksinave Covid-19 të përdorura në Zvicër, ka njoftuar të premten autoriteti i ilaçeve, Swissmedic, trasnmeton albinfo.ch. Të kujtojmë, ky numër i rasteve me pasoja anësore del nga numri prej 10’825’881 vaksinave, sa janë injektuar deri më tani në Zvicër.
Në 150 nga rastet më të rënda, njerëz të vaksinuar kanë humbur jetën në periudha të ndryshme pas vaksinimit. Pavarësisht nga afërsia e kohës së vdekjes me vaksinimin, në asnjë rast nuk ka prova konkrete se vaksinimi ishte shkaku i vdekjes, shkruan më tutje autoriteti mbikëqyrës i barnave.
Pjesa më e madhe e raporteve me dëme anësore lidhen me gratë. Sipas informacioneve, personat e prekur ishin të moshës mesatarisht 53 vjeçare. Në rastet e klasifikuara si serioze, mosha mesatare ishte rreth 56 vjeç, ndërsa në rastet e raporteve për vdekje, mesatarja ishte pothuajse 80 vjet.
Pothuajse 69 për qind e raporteve për efekte anësore i referohen vaksinës nga prodhuesi Moderna, përcjell albinfo.ch. Por, duhet theksuar se, me rreth 66 për qind të dozave të injektuara, Moderna ishte gjithashtu vaksina më e përdorur në Zvicër deri më sot.
29 për qind e raporteve i referohen vaksinës nga Biontech / Pfizer (që përbëjnë rreth 34 përqind e dozave të vaksinës të injektuara).
Rreth gjysma e raporteve janë bërë nga specialistë mjekësorë. Raportet e tjera kanë ardhur drejtpërdrejt nga të prekurit ose pacientët.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












