Kosova
Kosova mban rekordin me popullsinë më të re në Evropë
Kosova duket se po vazhdon të jetë shteti me popullsinë më të re në Evropë edhe për vitin 2020, referuar statistikave, përcjell albinfo.ch.
Referuar Eurostat, mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) , ishte 30.5 vjeç në vitin 2020, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e parë në Evropë për nga popullsia.
Vlen të theksohet se pas Kosovës, në vendin e dytë është Turqia me 32.4 vjeç, Islanda me 36.5 vjeç dhe në vendin e katërt renditet Shqipëria me 37.2 vjeç.
Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (43.9 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.
Në Evropë, popullsitë më të plakura, sipas Eurostat janë Italia, me gjysmën e popullsisë që është nën moshën 47.2 vjeç dhe Gjermania (45.9 vjeç), të ndjekura nga Portugalia (45.5).
Sipas Eurostat, në vitin 2020, mosha mesatare e popullsisë së BE -së ishte 43.9 vjet. Në krahasim me vitin 2001 (viti i parë referues, për të cilin ka informacion), mosha mesatare u rrit me më shumë se 5 vjet (nga 38.4 vjet).
Në vitin 2020, shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE regjistruan popullsi relativisht të reja – por rajoni francez i Mayotte regjistroi, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). Kjo u pasua nga një rajon tjetër francez, Guyane (26.1 vjet), dhe rajoni spanjoll i Ciudad Autónoma de Melilla (34.4 vjet).
Nga ana tjetër, mosha mesatare më e lartë u regjistrua në Chemnitz në Gjermani (52.0 vjet), e ndjekur nga rajoni italian i Liguria (51.4 vjet) dhe 4 rajone të tjera në Gjermani: Sachsen-Anhalt (51.2 vjet), Brandenburg dhe Mecklenburg-Vorpommern (të dy 50.5 vjet) dhe Thüringen (50.3 vjet).
Edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi
Ndonëse është ndër popullsisë më të reja të Evropës, edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se mosha mediane në vitin 2010 ishte 31.9 vjeç.
Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se edhe në vitin 2021 kjo tendencë ka vijuar. Mosha mediane arriti në 37.6 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 4 muaj gjatë një viti, raportoi INSTAT.
Mosha mediane e Shqipërisë është vënë në një trend rritës duke pasqyruar zhvillimet demografike që po favorizojnë plakjen e popullsisë vendit me ritme të shpejta.
Mosha mediane popullsisë nisë rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit sipas të dhënave të INSTAT mediane e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2021 mosha mediane është rritur me 17.6 vite. Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060 mosha mediane pritet ti ketë kaluar të 50 vitet.
Studime të mëparshme të INSTAT e shpjegojnë rritjen e moshës mediane me tre faktorë kryesorë. E para rënia e numrit të lindjeve që po ul me shpejtësi popullatën e re në moshë. Së dyti emigracioni që në Shqipëri është tipar i moshave të reja po sjell tkurrjen e popullsisë poshtë 30 vjeç. Arsyeja e tretë lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, e cila në mënyrë të natyrshme çon në rritje të popullsisë më të vjetër në moshë. /Monitor
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













