Lajme
Vlerat ushqyese të orizit

Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por, edhe ne shqiptarët, në fakt, e njohim mirë, pasi e kemi përdorur atë rëndom në receta të ndryshme, e sidomos në tavë me pulë.
Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat negative që mund të sjellë në disa raste. Orizi bën pjesë në grupin e brumërave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri), të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij.
Kualiteti proteinik është më i lartë se te gruri apo misri. Por, cilin tip orizi duhet të zgjedhin njerëzit për konsum, pasi jo të gjitha llojet e orizit i ofrojnë këto të mira?
Janë dy lloje orizi më të përdorur, por pakkush e di se cili është më i shëndetshëm, transmeton mapo.
Sipas dietologes, njëri lloj është orizi kaf, të cilit i është hequr vetëm lëvozhga e patretshme dhe i është lënë pjesa e brendshme e saj me ngjyrë kafe. Lënia e kësaj lëvozhge e bën atë shumë më të ushqyeshëm se orizin e bardhë, pasi ajo është e pasur në vitamina dhe fibra bimore.
Ndërsa lloji tjetër i orizit është pikërisht ky i bardhi, që është orizi i zakonshëm, i pastruar nga lëvozhgat. Ky oriz, sipas dietologes, është shumë i varfër në proteina, në fibra bimore, dhe nuk përmban vitaminë B1, çka do të thotë se nga vlerat ushqyese është shumë më inferior se orizi ngjyrë kaf.
Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Dietologia e nis argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit. Me zhvillimin e teknologjisë, sipas dietologes, u bë e mundshme heqja e lëvozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhë ndaj atij kaf. Ky proces largoi edhe vitaminën B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton një sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor.
Këshilla dhe receta
– Mund të konsumoni orizin 2-3 herë në javë, për t’u lënë vend dhe drithërave të tjera në dietën tuaj të përditshme.
– Preferoni orizin kaf ndaj atij të bardhë (përveç rasteve ku orizi përdoret si trajtim për diskomforte intestinale, si diarre etj.).
Orizi për parandalim dhe terapi
Në kohën që shumë pak barna njiheshin për tensionin e lartë, orizi është përdorur si terapi kryesore. Tashmë njihet se vetitë e tij mjekuese qëndronin më tepër në një dietë pa yndyrë, kripë dhe kolesterol, sesa vetë tek orizi. Një rol me të vërtetë terapeutik i orizit është trajtimi i alergjive.
Orizi është joalergjik dhe qumështi i orizit është përdorur për foshnjat që janë alergjike ndaj qumështit të lopës. Edhe proteinat e orizit janë përdorur për formula ushqyese për fëmijë. Orizi është një nga ushqimet kryesore të një diete që trajton diarretë e shkaqeve të ndryshme.
Që prej vitit 2010 qarkullojnë lajme se në treg ka hyrë oriz plastik. Fillimisht nuk bëhet fjalë për oriz të bërë ekzaktësisht nga plastika, por për një oriz të një cilësie më të dobët që shitej për një cilësi më të lartë. Sidoqoftë, mbrohet teoria se oriz plastik nuk mund të ketë.
Rreziku i kontaminimit të orizit me arsenik, një element mjaft toksik i cili gjendet në ushqim në dy forma; arsenik organik dhe ai inorganik, rezulton të jetë edhe më toksiku nga të dyja. Të dy format janë prezentë natyrshëm në ambient, por me ndotjen që njeriu i ka bërë nëpërmjet industrializimit të ambientit ku jetojmë ky element toksik ka gjetur gjithnjë e më shumë rrugën për të hyrë në ushqimin që ne hamë.
Cilat janë efektet e arsenikut në organizëm?
Ndër to mund të përmendim: bllokim të enëve të gjakut dhe sëmundje të zemrës, diabet, çrregullime neurologjike te fëmijët dhe adoleshentët dhe kancer.
A përbën shqetësim serioz arseniku në oriz?
Pa dyshim që përbën një shqetësim shumë të madh?
Sidomos për popullata si e jona ku orizin e përdorim më së shpeshti, por edhe për popullata që janë më të ndjeshme siç janë fëmijët ku ushqimet e gatshme për bebe shpeshherë bëhen me bazë orizi. Gjithashtu edhe personat që duan të evitojnë glutenin, duhet të kthehen tek ushqime të cilat janë glutenfree, të cilat zakonisht janë edhe ato me bazë orizi. Sepse orizi nuk përmban gluten.
A vlen ky shqetësim edhe për orizin bio?
Patjetër që po, sepse që një produkt të quhet bio ose organik duhet thjesht që farat të mos jenë gjenetikisht të modifikuara, të rriten në toka të pambjella me produkte të zakonshme, të mos përdoren pesticide, herbicide dhe plehra kimikë. Produktet bio nuk presupozojnë që të kenë një kontroll të tokës nëse ka metale të rënda apo jo. Prandaj toka mund të jetë e kontaminuar me arsenik dhe produktet bio ta përmbajnë atë më së shumti.
Mos e bazoni ushqimin tuaj vetëm në pak lloje ushqimesh, zëvendësoni orizin me drithëra të tjera dhe përdoreni atë më rrallë. Ka plot drithëra të tjera në treg, fatmirësisht, të cilat mund të zëvendësojnë orizin sikurse janë; kuinoa, elbi, thekra, tërshëra edhe hikërori.
E-Diaspora
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia Dy pianistet e reja shqiptare po mahnisin skenat europiane...
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit