Kuriozitete
Facebook ofron mbrojtje më të madhe për personat publik
Facebook do t’i llogarisë gazetarët dhe aktivistët si “persona publikë kundër vullnetit të tyre” në mënyrë që t’i mbrojë më mirë kundër shënjestrimeve të qëllimshme ndaj këtyre grupeve, tha në një intervistë për Reuters shefi i sigurisë globale të rrjetit social.
Kompania, e cila aktualisht lejon më tepër kritika ndaj personave publik sesa ndaj profileve private, thotë se do të ndryshojë qasjen mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, për të cilët shprehet se tërheqin vëmendje për shkak të profesionit të tyre, e jo për shkak se janë persona publik.
Mënyra sesi Facebook, platforma me rreth 2.8 miliardë përdorues aktivë në muaj, trajton “të famshmit” apo ato që postohen në rrjet ka qenë ndër temat më të nxehta të kohëve të fundit.
Kompania gjithashtu bën diferencime midis personazheve publikë dhe përdoruesve të tjerë në mënyrën sesi i mbron ata: për shembull, mallkimet me vdekje ndaj personazheve të njohur nëpër diskutime që ndodhin në platformë është diçka që në përgjithësi lejohet, përcjell Albinfo.ch
Kompania nuk ka pranuar të bëjë publike listën e “personave publikë kundër vullnetit të tyre” por tha se çdo rast shikohet në mënyrë individuale. Më herët gjatë vitit, Facebook tha se do të fshijë të gjitha postimet ku përmendet George Floyd, qoftë për mirë apo për keq, sepse ky i fundit është cilësuar si pjesë e kësaj kategorie.
Kreu i Sigurisë Globale në Facebook, Antigone Davis, gjithashtu u shpreh se platforma do të shtojë llojet e postimeve që nuk lejohen, si pjesë e përpjekjeve për të minimizuar sulmet kundër grave, personave me ngjyrë dhe komunitetit LGBTI.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












