Lajme
Studiuesit holandezë testojnë me sukses aplikimin me lazer anti-Covid
Për të shtuar numrin e të vaksinuarve, studiuesit në Holandë kanë testuar injektimin e vaksinave anti-COVID pa gjilpëra, por përmes teknologjisë lazer.
Ky proces vaksinimi nuk është aspak i dhimbshëm dhe, sipas shkencëtarëve, edhe më i shpejtë se një pickim mushkonje.
Lëngu i vaksinës do të futet në trupin e njeriut përmes lazerit me një shpejtësi deri në 100 kilometra në orë dhe pa dëmtim të lëkurës.
Pas suksesit në testim, kërkuesit holandezë po shpresojnë të nisin së shpejti testet te vullnetarët për të vazhduar prodhimin në masë.
David Fernandez Rivas, profesor në Universitetin Twente dhe studiues në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, që ka vënë në zbatim këtë teknologji, tha se pret që kjo mënyrë aplikimi jo vetëm të ndihmojë në rritjen e numrit të personave që do të vaksinohen, por edhe të shmangë rrezikun e infektimeve përmes gjilpërave.
Gjithsesi, do të duhet 1-3 vjet që kjo metodë të bëhet e zbatueshme për publikun e gjerë, në varësi të progresit të kërkimeve.
Metoda e re synon t’u vijë në ndihmë veçanërisht njerëzve që kanë fobi të injektohen përmes gjilpërave.
Astrid Nijsen, një muzikante 31-vjeçare, thotë se përjeton ankth të vazhdueshëm nga ideja që do të vaksinohet, qoftë edhe pa gjilpërë.
“Nisi gjatë pubertetit. Kur shoh një gjilpërë, ndiej se duhet të largohem sa më parë. Qaja me të madhe vetëm që të shmangia një gjilpërë”, tregon ajo për Reuters.
Në Belgjikën fqinje njerëzit janë optimistë dhe thonë se e mirëpresin shpikjen.
“Ndoshta do të ndikojë për mirë te njerëzit që i kanë frikë gjilpërat, thotë një studente.
– Mendoj se pjesa më e madhe e skeptikëve ndaj vaksinave nuk nisen nga fakti nëse ajo injektohet me shiringë apo jo, kështu që nuk e di nëse teknologjia me lazer do të bëjë ndonjë ndryshim të madh, por gjithsesi është mirë kur sheh se teknologjia dhe shkenca kanë bërë progres”, thotë ajo./Euronews
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










