Kosova
Borrell: Incidentet në veri duhet të ndalen
Pas ngjarjeve të fundit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se “incidentet duhet të ndalen menjëherë”.
Sipas tij, të gjitha çështjet duhet të adresohen në dialogun që po e lehtëson Brukseli.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkurar Borrell në Twitter.
Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, në veri të vendit janë lënduar gjashtë policë. Aksioni ishte i shtrirë në shumë qytete, ku u arrestuan tetë persona, e tre prej tyre në veri.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













