Kosova

Digjet një veturë e policisë në veri të Mitrovicës

Bëhet e ditur nga mediat e Kosovës se afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës është djegur një veturë e policisë.

Vetura është djegur mëngjesin e së mërkurës.

Për këtë është kontaktuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, por nuk kanë qenë të qasshëm.