Kosova
Infektologu paralajmëron rritje të numrit rasteve me Covid-19 në Kosovë
Kosova mund të ketë rritje të rasteve, këtë e thotë infektologu Izet Sadiku, i cili ka folur për situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Ai tha se jemi në një fazë ku ka rrezik për rritje të rasteve me këtë virus.
“Në po hyjmë në fazën që rritet rrezikshmëria për bartje të sëmundjes, për shkak se ne po hyjmë në stinën e ftohtë dhe kjo ndikon që njerëzit të qëndrojnë më shumë në hapësira të mbyllura, më shumë të grumbulluar dhe i shtohet kësaj edhe paraqitja e sëmundjes sezonale, ku rritet rrezikshmëria për paraqitjen e një vale të re të COVID-19”, tha Sadiku.
Infektologu tha se është shumë i nevojshëm respektimi i masave antiCOVID që aktualisht janë në fuqi.
Sipas tij, rishikimi i tyre do të duhej të ndodhte vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve.
“Sa është fushata zgjedhore, do të duhej të qëndronin këto masa që janë, tani fillojnë grumbullimet e njerëzve, këto janë zgjedhjet e dyta që po mbahen në kohë pandemie dhe ne kemi treguar se është i vështirë menaxhimi. Pastaj, pas zgjedhjeve duhet të shikohet situata se a ka rritje të numrit dhe më pas të rishikohen masat”, ka deklaruar ai në KlanKosova.
Tutje, ai theksoi se gjatë ditëve të fundit ka pasur rënie të numrave, duke thënë se kjo tregon se ka filluar të qetësohet situata pas një vale shumë të ashpër që e kishim gjatë muajit gusht dhe shtator.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












