Lajme

BAG raporton statistikat e fundit të infektimeve me Covid në Zvicër

Në 24 orët e fundit, 1126 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 32,682. BAG gjithashtu raporton 5 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 30 persona të tjerë u shtruan në spital.