Kosova
Vazhdojnë bisedimet në Bruksel për situatën në veriun e Kosovës
Sot po vazhdojnë bisedimet e filluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës.
Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.
Thuhet se pjesë e diskutimeve ishte edhe Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
Në orët e mbrëmjes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është hartuar një projekt i marrëveshjes, pjesë të së cilës ende nuk janë miratuar nga Beogradi, në funksion të shtendosjes së situatës në veri.
Ai tha se, sipas projekt marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin fletë ngjitëse në targat e një tjetrës në vend të ndërrimit të tyre, ndërsa “do të formohet grup punues për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për lëvizjen e lirë të makinave brenda gjashtë muajsh.
Sipas zotit Bislimi, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare në veri dhe njëkohësisht, duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.
Delegacioni serb nuk foli për marrëveshjen, por tha se një “gjë e tillë ende nuk është arritur”, ndërsa zyrtarë të BE-së thanë se bisedimet nuk kanë përfunduar dhe “po punohet në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në veriun e Kosovës”.
Diplomatët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë thanë se “është arritur përparim”, por puna ende nuk ka përfunduar.
Grupe qytetarësh serbë tash e njëmbëdhjetë ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.
Nga 20 shtatori, makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet ne Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë.
Qeveria e Kosovës dërgoi njësitë e posaçme në veri për të mbështetur zbatimin e vendimit të saj.
Beogradi reagoi me zemërim dhe njoftoi ngritjen e gatishmërisë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe anulimin e reciprocitetit për targat e makinave.
Prishtina tha se është e gatshme të heqë dorë nga targat e përkohshme, nëse Beogradi vepron njësoj, ndërsa akuzoi Serbinë për nxitje tensionesh.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë të mërkurën se “në përgjigje të zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja, ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe ka vendosur njësi në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak”.
Qeveria e Kosovës është pajtuar me ofertën e komandantit të forcave paqeruajtëse Franco Federici që trupat e KFOR-it të sigurojnë vendkalimet kufitare me Serbinë, në shkëmbim të largimit të barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë së Kosovës.
Por, oferta është refuzuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














