Shqipëria
Rama: Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se shtetet që ende nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e “Ballkanit të Hapur”, do t’i bashkohen herët ose vonë. Në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama deklaroi se “kush vjen më vonë, thjesht i humb kohë vendit dhe popullit të vet”.
“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i Hapur do të jetë patjetër hapësira ku do të vijnë, njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë. Dhe kush vjen më vonë, thjesht i humb kohë vendit dhe popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.
Sipas tij, kjo nismë është një interes strategjik dhe se është zbatim i Procesit të Berlinit.
“Ballkani i Hapur është një interes strategjik dhe është mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për çdo projekt të BE-së ndërtohet një entitet që quhet njësia e zbatimit të projektit. E pra, Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”, shtoi ai.
Lidhur me këtë çështje, kryeministri kosovar, Albin Kurti, tha se Kosova nuk merr pjesë në një nismë së bashku me Serbinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














