Kuriozitete
Përmes Instagramit mund të zbuloni vende të reja për t’i vizituar

Instagram ka nisur një funksion të ri kërkimi “Kërko në hartë”, për të ndihmuar përdoruesit të zbulojnë vende të reja për t’u vizituar, të tilla si restorante, kafene dhe parqe, duke u bazuar në vendndodhjen e tyre.
Funksioni “Kërko në hartë” mund të përdoret në dy mënyra të ndryshme.
Së pari, nga skeda e lundrimit: duke klikuar në ikonën e re të hartës, në këndin e sipërm të djathtë të skedës së lundrimit, shfaqen vendet e njohura me hashtags të kategorive të ndryshme, të tilla si restorante, kafene dhe destinacione turistike pranë vendndodhjes tuaj aktuale, shkruan Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Karakteristika “Kërko në hartë” fillimisht do të jetë e disponueshme në disa vende, përfshirë Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në vende të tjera.
“Risia është një nga përpjekjet e shumta të Instagram për t’ua lehtësuar përdoruesve gjetjen e produkteve dhe shërbimeve për të cilat ata janë të interesuar dhe për të ndërvepruar me markat që duan”, shpjegoi kompania.
“Funksioni gjithashtu paraqet një mundësi për pronarët e bizneseve të vogla, që duan të arrijnë dhe të angazhojnë klientë të rinj të mundshëm, si edhe është një mënyrë edhe më e lehtë për përdoruesit të zbulojnë vende të reja në komunitetet e tyre”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor