Tematike
Jeta në Zvicër, 51% më e shtrenjtë se në Gjermani
Kostoja e jetesës në Zvicër në korrik ishte për më shumë se gjysmën (51 për qind) më e lartë se në Gjermani
Megjithë faktin se çmimet e konsumit janë rritur kohët e fundit në masën më të madhe që nga 28 vjet më parë, jetesa në Gjermani është relativisht e lirë. Ky është përfundimi në të cilin ka ardhur Zyra Federale e Statistikave në Gjermani, shkruan srf.ch.
Ajo ka krahasuar koston gjermane të jetesës me atë të vendeve të tjera evropiane. Sipas statistikave të konsultuara, jeta është më e shtrenjta në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ose: të jetosh në Zvicër është përgjysmë më shtrenjtë sesa në Gjermani.
Kostoja e jetesës në Zvicër në korrik ishte për më shumë se gjysmën (51 për qind) më e lartë se në Gjermani, ka shkruar Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë, në një njoftim për shtyp.
“Përveç Zvicrës, kostoja e jetesës ishte më e lartë sesa në Gjermani edhe në shumicën e vendeve të tjera fqinje”, ka vazhduar ajo.
Kështu, në Danimarkë, për shembull, konsumatorëve u është dashur të paguanin 28 për qind më shumë për të blerë një shportë konsumi ndërsa në Luksemburg 25 për qind më shumë. Në Holandë diferenca e çmimeve ndaj Gjermanisë ishte shtatë për qind, në Belgjikë dhe Austri nga pesë për qind dhe në Francë katër për qind, transmeton albinfo.ch.
Në Poloni, nga ana tjetër, standardi i jetesës ishte 46 për qind më i lirë se në Gjermani ndërsa në Republikën Çeke, 28 për qind.
Sipas zyrës statistikore, një krahasim me vendet e tjera evropiane tregon gjithashtu dallime të mëdha në koston e jetesës: Kështu, Në Islandë kostoja e jetesës ishte 40 për qind më e lartë se në Gjermani ndërsa 30 për qind më e lartë ishte ajo në Norvegji.
Në të kundërt, kostoja e jetesës ishte për rreth përgjysmë më e ulët në vendet si: Bullgaria, Rumania dhe Bosnjë e Hercegovina.
Në gusht, çmimet e konsumit në Gjermani janë rritur për 3.9 për qind, që ishte ngritja më e madhe që nga viti 1993. Kjo lëvizje është shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ajo e të ashtuquajturit “efekt bazë”: Për shkak të krizës së koronës, shumë mallra dhe shërbime, vitin e kaluar, ishin në dispozicion për një çmim më të ulët, veçanërisht pasi TVSH-ja gjithashtu ishte zvogëluar herë pas here.
Ky efekt tani është përmbysur. Instituti Ifo parashikon një normë mesatare të inflacionit prej 3.0 për qind për këtë vit, përcjell albinfo.ch. Hera e fundit që kishte një vlerë më të lartë ishte në vitin 1993 me 4.5 për qind. Në vitin 2020, norma e inflacionit ishte vetëm 0.5 për qind.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















