Lajme
Jeff Bezos po investon në kompani që duan të sfidojnë vdekjen
Themeluesi miliarder i Amazon, Jeff Bezos, ka ndezur sërish polemika pas raportimeve se ai po investon në një kompani, e cila po mundohet të gjejë një mënyrë për të kthyer mbrapssh procesin e plakjes, sipas MIT Tech Review.
Altos Labs u themelua në fillim të vitit 2021 dhe po tundon dhjetëra shkencëtarë me paga të larta që arrijnë $1 milion dollarë në vit ose më tepër, dhe u lejon atyre të bëjnë studime të pakufizuara rreth plakjes së qelizave apo kthimin mbrapsht të këtij procesi, deklaron raporti i MIT.
Bezos, 57 vjeç, dha dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s në kompaninë Amazon në korrik dhe deklaroi se tashmë ai do t’u dedikojë më tepër kohë projekteve filantropike dhe pasioneve të tij, siç ishte kompania e tij hapësinore Blue Origin.
Bezos bëri një udhëtim të shkurtër në hapësirë këtë korrik, një ndër të paktit udhëtime civile në hapësirë që Bezos ka në plan ta kthejë në një kompani fitimprurëse në vitet në vazhdim.
Por çfarë janë laboratorët Altos?
Qëllimi i kësaj kompanie është të ndjekë një teknologji që mund të riprogramojë qelizat në mënyrë biologjike, duke mundësuar rinimin e tyre dhe mbase zgjatjen e jetës së njeriut.
Shumë pak ama dihet rreth kësaj kompanie.
Raporti i MIT gjithashtu shkruan se deri tani, kjo kompani ka mbledhur të paktën $270 milionë dollarë në fonde për të bërë kërkime rreth kësaj fushe.
Kush punon për këtë projekt?
Biologu spanjoll Juan Carlon Izpisúa Belmonte pritet t’i bashkohet kësaj kompanie. Ai njihet për studimet e tij në miksimin e embrioneve njerëzore me ato të majmunëve.
Profesori Steve Horvath gjithashtu i është bashkuar skuadrës. Ai është themeluese i të ashtuquajturës ‘ora biologjike’, e cila mund të masë plakjen e njeriut.
A do ta gjejmë ndonjëherë eliksirin e jetës?
Sipas Serranos, “qëllimi fillestar i kësaj kompanie nuk janë paratë, por studimi”.
Altos nuk është e vetmja kompani e fshehtë, e cila po kërkon të zgjasë jetën.
Calico Labs, është një tjetër kompani që u shpall nga bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, në vitin 2013 dhe po ecën në të njëjtat gjurmë.
Ata gjithashtu kanë punësuar shkencëtarë elitarë që përfitojnë paga të majme.
Por në secilin rast, nuk ka ende raporte të qarta rreth ecurisë dhe rezultateve të arritura nga këto kompanie deri më sot.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare














