Lajme
Parlamenti zviceran i heq qeverisë të drejtën për eksporte të armëve
Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale, çuditërisht fshiu klauzolën e përjashtimit të qeverisë, si të autorizuar për eksportet e armëve
Iniciatorët tërheqin nismën e tyre popullore “Kundër eksportit të armëve në vendet e luftës civile”. Arsyeja për këtë është se Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka fshirë gjithashtu klauzolën e përjashtimit që ishte menduar për Këshillin Federal.
Tani, të dy dhomat e Parlamentit rekomandojnë kundërpropozimin, raporton srf.ch.
“Sot është një ditë e madhe për një politikë të besueshme paqësore zvicerane”, njoftoi aleanca kundër eksportit të armëve në vendet e luftës civile pas vendimit të Dhomës Nacionale të parlamentit, transmeton albinfo.ch. “Meqenëse kundërpropozimi është një kompromis i mirë, Aleanca po tërhiqet nga synimi për referendum”.
Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale, çuditërisht fshiu klauzolën e përjashtimit të Këshillit Federal (qeverisë) si të autorizuar të vetme për eksportet e armëve. Këshilli Federal nuk do të jetë më në gjendje të miratojë eksportet më vete.
Kështu, të dy dhomat e parlamentit në masë të madhe po përmbushin kërkesat e autorëve të nismës korrigjuese.
Vendimi në Dhomën Nacionale u mor me 96 vota kundër, 91 Pro dhe 6 abstenime, përcjell albinfo.ch. Në votimin e përgjithshëm, kundër-propozimi u miratua me 110 vota pro, 76 kundër dhe 6 abstenime.
Ai hodhi poshtë nismën popullore “kundër eksportit të armëve në vendet me luftë civile” me 105 vota kundër 88. çështja tani është gati për votimin përfundimtar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












