Shqipëria
Bizneset nga Shqipëria tremben nga pasojat e valës së re të pandemisë
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja me infektime nga COVID-19.
Nëse do të këtë një valë të re, që do të sjellë zbatim të masave të reja kufizuese, shoqatat e biznesit, por edhe ndërmarrjet pohojnë njëzëri se do të ketë mbyllje të bizneseve dhe shkurtim të vendeve të punës.
“Një valë e re do ishte një katastrofë e vërtetë për sektorin e manifakturës së veshjeve dhe këpucëve. Për sektorin tonë, një mbyllje edhe pjesore do të përkthehej në humbje të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave. Pasi bizneset e sektorit tashmë kanë ezauruar edhe ato pak kursime që kishin dhe mbi 80% janë duke shlyer kreditë e shumta që kanë qenë të detyruar të marrin për t’i mbijetuar kësaj krize globale që na ka prekur”, thotë kryetari i Shoqatës ProEksport Albania, Edvin Prençe.
Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve, thotë se nëse masat shtrëngohen, ato do të ndikojnë tek industritë përpunuese.
“Nëse shteti mburret për vaksinim të lartë, apo që kemi kaluar pandeminë, nuk ka pse të nxjerrë masa shtrënguese si në fillim të pandemisë, që treguan se ishin vrastare. Ka nevojë për transparencë, mendim shkencor i bazuar edhe me ndikimin në ekonomi”, thotë Shkodra.
Përfaqësuesi i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve, Endri Jahaj, thotë se me klubet e natës që janë ende të mbyllura dhe me valën e re edhe pa marrë masa, qeveria do të ketë stepje pasi gjithë ky stres po ndikon në mendësinë e konsumatorit.
Në sektorin e turizmit filluan të ndihen direkt efektet e masave të reja që janë marrë në vendet e rajonit.
“Të dielën e fundit të muajit gusht janë larguar shumë shtetas nga Kosova që pushonin në Golem, për shkak të masave të reja kufizuese që kanë nisur të zbatohen në Kosovë. Shumë prej tyre u detyruan të largoheshin, pasi nuk e dinin se çfarë do të ndodhte më tej”, pohon administratori i resortit FAFA në Golem…/Monitor
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











