Kosova
Kosovë: Nga nesër, në institucionet publike certifikata e vaksinimit, e obligueshme
Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se personi ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.
Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit, mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lart. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është rreth 80 për qind.
Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara, nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












