Koronavirusi: çast pas çasti
“Vaksina dy në një” nga Moderna për grip dhe Covid
Vaksina e re, që kompania e quan mARN-1073, bashkon vaksinën aktuale të Covid të Moderna me një vaksinë të gripit, që është gjithashtu nën zhvillim
Aksionet e Moderna u rritën pasi kompania njoftoi se po zhvillon dy vaksina në një, që mbron nga Covid-19 dhe gripi stinor.
Vaksina e re, që kompania e quan mARN-1073, bashkon vaksinën aktuale të Covid të Moderna me një vaksinë të gripit, që është gjithashtu nën zhvillim. Aksionet e Moderna u rritën me mbi 5% pas lajmërimit.
“Po lajmërojmë hapin e parë në programin tonë të vaksinave të frymëmarrjes, me zhvillimin e vaksinës me një dozë që bashkon një dozë nxitëse të Covid-19 me një tjetër kundër gripit”, tha ekzekutivi Stephane Bancel. Lajmërimi ndjek vaksinën e suksesshme të Moderna kundër Covid-19, që u autorizua për përdorim emergjent nga Administrata e Barnave në Dhjetor, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Mbi 147 milionë doza të Moderna janë administruar në SHBA, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Teknologjia e lajmëtarit të ARN, ka qenë nën zhvillim prej vitesh, por vaksinat e Moderna dhe Pfizer janë të parat që miratohen për njerëzit.
Vaksinat me ketë teknologji funksionojnë duke udhëzuar trupin që të prodhojë një pjesë të padëmshme të virusit, duke nxitur një reagim imunitar.
Kjo teknologji është më e lehtë për t’u prodhuar se vaksinat tradicionale, që zakonisht përdorin një virus të vdekur apo të dobësuar për të prodhuar një reagim imunitar.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta













