Lajme
Cilat janë vendet që kanë më së shumti të vaksinuar?
Të paktën 200 vende kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga worldmeter.info, rezulton se deri më tani 39.3% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Vetëm 1.6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë. Në total, në rang global janë administruar 5.25 miliardë doza.
India është shteti i parë në botë që ka injektuar më shumë doza vaksinash, 488.14 milionë doza. Nga këto, 144.43 milionë qytetarë janë vaksinuar më të dyja dozat dhe 343.72 milionë kanë marrë vetëm një dozë. Pas Indisë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, Meksika, Gjermania dhe një sërë shtetesh të tjera.

Ndërsa, vaksinime në raport me popullsinë kanë kryer më shumë Emiratet e Bashkuara. Ky shtet ka vaksinuar me të dyja doza 74% të popullsisë dhe 11% me një dozë të vetme. Pas Emirateve të Bashkuara renditet Spanja, Uruguai, Kili, Franca, Mbretëria e Bashkuara dhe Italia.

Sakaq, në Shqipëri janë injektuar në total 818.955 doza vaksinash. 625.809 persona janë injektuar me të dyja dozat e vaksinës dhe 193.955 kanë marrë vetëm një dozë. /Euronews
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














