Kosova
Kosova do të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë për 1 vit
Kosova pritet të strehojë përkohësisht rreth 2.000 shtetas afganë. Shifra është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.
Sveçla bëri të ditur se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe, siç u shpreh ai, Kosova mund t’u ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.
“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000”, u shpreh Sveçla.
Për ministrin Sveçla, ende nuk ka një afat se kur pritet të mbërrijnë emigrantët afgan. Sa i përket strehimit Sveçla tha se janë disa lokacione, të cilat janë duke u shqyrtuar. Por, pa dhënë detaje se cilat janë ato. Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se të gjithë personat do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi.
“Ata do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit. Janë disa shkallë të verifikimit nëpër të cilat ata do të kalojnë, qoftë nga bashkëpunëtorët tanë, aleatët tanë, qoftë edhe nga shteti i Kosovës. Absolutisht që po, edhe Kosova do të bëjë një verifikim”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















