Lajme
Premtohen miliarda për sigurinë kibernetike nga kompanitë teknologjike
Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA u zotuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një sërë sulmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane.
Drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Biden u tha atyre se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se Qeveria federale nuk mund ta bëjë këtë vetëm.
“Ju keni fuqinë, kapacitetin dhe përgjegjësinë për të rritur pragun e sigurisë kibernetike”, tha Biden.
Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë goditur këtë vit nga disa sulme të mëdha kibernetike.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.
Pas takimit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm për të forcuar sigurinë kibernetike.
Google tha se do të shpenzojë 10 miliardë dollarë, ndërsa Amazon tha se do t’i bëjë falas trajnimet për siguri kibernetike./rel
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












