Lajme
Substanca kancerogjene në akullore, disa shtete evropiane tërheqin produktet nga tregu
Skandali i produkteve kancerogjene në akullore bëri që disa shtete evropiane të tërheqin nga tregu akullore të markave Snickers, Mars, Smarties, M&M’s dhe Nestlé
Një sërë shtetesh evropiane kanë tërhequr nga tregu akulloret me përmbajtje kancerogjene. Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi, Qipro e Maltë kanë ndaluar përdorimin e akulloreve të prodhuar nga kompani si Snickers, Mars, Smarties, M&M’s, dhe Nestlé për shkak të pranisë së lëndës toksike së oksidit të etilenit.
Oksidi i etilenit është nje pesticid i përdorur në bujqësi për të luftuar kërpudhat dhe bakteret. Edhe pse në Europë substanca është e ndaluar, në vende si India përdoret gjerësisht.
Toksikologu belg Jan Tytgat sqaron se në sasi të vogla, oksidi i etilenit nuk është i dëmshëm në mënyrë të drejtpërdrejt, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Ata që hanë produktet me përbërje të kontaminuar për ditë me radhë, kanë një rrezik të shtuar për kancer në veshka ose mëlçi”.
Rreth 40 produkte janë hequr nga raftet belge, ku përveç akulloreve përfshihen djathë i grirë, piper i zi dhe shafran. Fillimisht, problemi me oksidin e etilenit u shpërfaq vitin e kaluar, pasi Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimeve ne Belgjike kontrolloi një ngarkesë me fara susami nga India. Ajo zbuloi një nivel të oksidit të etilenit mbi normën e lejuar prej 0.05 miligram për kile.
Skandali u përhap me shpejtësi rreth BE, duke rezultuar në tërheqjen e një sërë produktesh, ndër të cilat edhe fruta, perime, drithëra, kafe, kakao, çajëra, produkte të bulmetit dhe paketime me ushqime të gatshme.
Rasti ka alarmuar autoritetet e BE, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh për të diskutuar mbi masat e pritshme.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













