Kosova
Pritje deri në 7 orë për të kaluar kufirin në Merdar
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet disaorëshe të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 16:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.
Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimet kufitare Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë, ku janë krijuar kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë.
Edhe në Muçibabë ka kolona dhe pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin me Serbinë.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, në pikëkalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.
E-Diaspora
-
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? A po rritet numri i kosovarëve që marrin pasaportën gjermane?... -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














