Kosova
Tre filma kosovarë fitojnë çmime në Sarajevë
Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.
Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.
Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”.
Ndërkaq, mirënjohja e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa vend”, me regji nga Samir Karahoda.
Në ceremoninë solemne të festivalit, që u mbajt të enjten, më 19 gusht, në Teatrin e Sarajevës, çmimi për filmin më të mirë e fitoi “Great Freedom” nga Sebastian Meisea.
Çmimi për regjisorin më të mirë iu dha Millica Todoroviqit për filmin “Celts”. “Zemra e Sarajevës” për aktorin më të mirë shkoi te Georg Friedrich, për rolin e tij në filmin “Great Freedom”.
Çmimi special i jurisë për filmin dokumentar iu dha filmave “The same dream” me regji të Vlado Petri, si dhe filmit “Looking for horses”, të Stefan Pavloviqit.
Ndërkaq, dokumentari më i mirë u zgjodh “Landscapes of Resistance” nga Marta Popivoda. Çmimi për të Drejtat e Njeriut si pjesë e programit të dokumentareve iu dha Ahmet Nexhdet Çupur për veprën e tij “Les Enfants Terribles”.
Ndërkaq çmimi për filmin më të mirë studentor shkoi për filmin “Summer Planning” të Alexandru Mironescu dhe “Everything ahead” e Mate Ugrin u zgjodh filmi më i mirë i shkurtër.
Festivali i Filmit në Sarajevë është gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, në këtë festival 18 filma kishin premierë botërore, tre ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake. /REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










