Kosova
Pritje deri në dy orë në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë
Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova.
Bashkatdhetarë ia mësyjnë Kosovës gjatë sezonit veror për t’i kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre, e kjo krijon tollovi nëpër pikat kufitare.
Ata detyrohen të presin edhe me nga pesë apo gjashtë orë në fillim dhe mbarim të pushimit.
Ditëve të fundit pritjet aty kanë shënuar ulje, ata tashmë nuk iu duhet të presin më shumë se dy orë, pasi pothuajse të gjithë janë kthyer në vendet e tyre të Perëndimit.
Pritje deri në dy orë ka sot te Dheu i Bardhë me kolonë prej 1200 metra, ndërsa në Merdar pritjet janë nga 90 deri në 100 minuta me kolonë 700 deri në 800.
Ndërkohë pikat e tjera kufitare janë shumë më shpejt të kalueshme, me vetëm pak minuta kohë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











