Kosova
SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë
Për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve
Bëhët e ditur se zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Shqipërisë që të strehojnë përkohësisht afganët, që bashkëpunuan me forcat amerikane, teksa talibanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.
Theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Kosova u është bashkuar thirrjeve për largimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.
“Populli afgan meriton të jetojë i sigurt dhe me dinjitet. Ne në komunitetin ndërkombëtar jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë ata”, u tha në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kësaj thirrje të DASH-it i janë bashkuar edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe shtete të Bashkimit Evropian.
Më 15 gusht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit Joe Biden që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo thotë se e ka pranuar pa asnjë hezitim.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se janë në kontakt me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve dhe shtuan se “gjithçka do të përmbyllet mirë”.
Ndërkaq, Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan ka shkruar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Shqipërisë që të strehojë afganët.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











