Kosova
KQZ-ja pret deri nesër listat e partive për zgjedhjet e 17 tetorit
28 parti kanë aplikuar deri më tani
Partitë politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, kanë afat deri nesër, në orën 16:00, të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave apo për Kuvende Komunale.
Deri të shtunën, në KQZ janë dorëzuar aplikimet nga 28 subjekte politike, ndërkaq subjekti i fundit që ka paraqitur aplikimin është partia Lista serbe, e cila ka aplikuar për certifikim në disa komuna të ndryshme të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky institucion do të presë aplikimet edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se deri më tani janë 28 subjekte politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre.
“Deri në përfundim të orarit të punës në ditën e shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 28 subjekte politike, prej të cilave 6 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 24 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 470 kandidatë për Kuvende Komunale”, tha Elezi për KosovaPress.
Sipas tij, afati i fundit për aplikim është data 16 gusht, në orën 16:00.
Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri të shtunën, në orën 16:00:
PARTITË POLITIKE
1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
6. Srpska Lista ka aplikuar për certifikim në zgjedhje për Kryetar dhe për Kuvende Komunale në disa komuna të ndryshme;
INICIATIVAT QYTETARE
1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
KANDIDATËT E PAVARUR
1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;
11. Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;
12. Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;
13. Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;/KP/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









