Lajme

Kritikohet politika e dobët për vaksinim në Zvicër

Ekonomistët zviceranë kritikojnë politikën e dobët të vaksinimit të qeverisë, transmeton albinfo.ch.

Kur bëhet fjalë për vaksinimet, “Qeveria federale po i kushton shumë vëmendje lirisë individuale dhe të drejtave të njeriut”, tha Christoph Mäder, president i Economiesuisse, një shoqatë që përfaqëson industritë që përbëjnë ekonominë zvicerane.

Ai shtoi se ndërsa “këto vlera janë të rëndësishme, është e qartë se imunizimi është e vetmja rrugëdalje nga pandemia. Qeveria federale duhet ta përhapë këtë sa më fort që të jetë e mundur”.