Kosova
Arrestohen edhe dy persona për zjarrvënie në Kosovë
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për zjarrvënie në rajonin e Prizrenit. Rastet thuhet se janë shkaktuar më 9 gusht në orën 14:20, ndërsa Policia pas veprimeve operativo-taktike, sot më 13 gusht, ka arritur të identifikojë të dyshuarin M.S. 21-vjeçar, që thuhet se ka shkaktuar zjarret në rrugën e “Flamurit” në Prizren dhe K.H. 57-vjeç, në fushat e Mamushës, të fshatit Neprebisht, komuna e Suharekës.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar, se ndaj 21-vjeçarit është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orësh, ndërsa 57-vjeçarit i ka shkuar rasti në procedurë të rregullt për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Policia e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pakompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca”, thuhet në njoftimin policor.
Edhe një 51-vjeçar nga Vushtrria është arrestuar dje, nën dyshimin se ka ndezur një zjarr në pronën e tij, e zjarri më pas u përhap në masë të madhe.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










