Integrimi
Benard Duzhmani paralajmëron padi milionëshe kundër revistës zvicerane
Në hapin e parë ai fokusohet kundër shkeljes së të drejtave personale dhe konkurrencës jolojale, në të dytin, do të kërkojë dëmshpërblim

Benard Duzhmani ka njoftuar përmes gazetës “SonntagsZeitzung” se do të ngrejë padi kundër botuesit të madh zviceran të gazetave “Ringier Axel Springer”.
Në hapin e parë ai fokusohet kundër shkeljes së të drejtave personale dhe konkurrencës jolojale ndërsa në të dytin, do të bëjë kërkesën për dëmshpërblim në shumë milionëshe.
Sipërmarrësi Benard Duzhmani ka bërë akuza serioze kundër revistës “Beobachter”, duke publikuar në formë reklamash prej një faqeje arsyet e akuzave të tij, në disa gazetave zvicerane.
Revista në fjalë e kishte akuzuar atë gabimisht për përdorimin e metodave të paligjshme në raport me të punësuarit dhe kështu i kishte shkaktuar dëme të mëdha, transmeton albinfo.ch. Si pasojë e asaj çfarë shkruhej në atë artikull, atij i ishte dashur të pushonte nga puna 60 punonjës.
Në reklamat që publikon, Duzhmani aludon se revista “Beobachter” në sulmin e saj udhëhiqet nga motivi ksenofobik (urrejtje ndaj të huajve).
David Schärer nga agjencia Rod Kommunikation është duke e mbështetur sipërmarrësin shqiptar, në rolin e konsulentit për komunikim.
Duzhmani, me prejardhje nga Kosova, është themeluesi i kompanisë “Swiss Home Finance” dhe kompanive të tjera të specializuara në ndërmjetësimin e shërbimeve të sigurimit.
Në SonntagsZeitung, Duzhmani ai ka bërë të njohur shkakun e zemërimit të tij, transmeton albinfo.ch. Siç e thotë në gazetë, kompania e tij ishte gati të shitej në një kompani të madhe sigurimesh, dhe pas artikullit në “Beobachter”, blerësi i mundshëm u tërhoq duke përmendur dëmtimin e reputacionit si arsye.
Meqenëse marrëveshja e re që funksionon mes siguruesve kufizon ashpër aktivitetet e ndërmjetësve të pavarur, atij, për pasojë, i është dashur të zvogëlonte fuqinë punëtore për dy të tretat.
Prandaj, Duzhmani së shpejti do të ngrejë një padi kundër “Ringier Axel Springer Schweiz”, që është botues edhe i revistës “Beobachter”.
Agjencia e fushës së komunikimit “Rod Kommunikation” nga Cyrihu ka marrë përsipër ta udhëheqë fushatën e shqiptarit. Ajo e ka emërtuar atë me titullin “Secondo August”, që është një aludim për 1 gushtin, si festë kombëtare e Zvicrës dhe për termin “Secondo”, emërtim për të huajt e gjeneratës së dytë. Ndërsa është sinjifikativ fakti se kjo fushatë është lansuar pikërisht më 1 Gusht, në ditën e festës më të madhe të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri