Të tjera
Dita e fundit e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, SHBA-ja kalon Kinën në renditje
Sot përfunduan Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të filluara zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada vendosi “perdet” sot
Të gjitha garat kanë përfunduar, ndërsa kjo është edhe renditja e vendeve pjesëmarrëse.
Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin SHBA-ja që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën dhe ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe 33 të bronzta.
Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta, shkruan express, transmeton Albinfo.ch.
Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Komiteti Olimpik i Rusisë dhe Britania e Madhe.
Kosova gjendet në vendin e 41-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.
Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”.
E-Diaspora
-
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët Regjisorja kosovare rrëfen për “Associated Press” përvojat e saj gjatë okupimit, ndërsa filmi i saj i... -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













