Lajme
Cilat mund të jenë efektet anësore të vaksinimit?
Në pasditen e së enjtes në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në kryeqytet u alivanosen tre qytetarë të sapo vaksinuar, të cilët nuk arritën ta përfundojnë pushimin prej 15 minutash, pas marrjes së kurës antiCOVID.
Kjo situatë sipas dëshmitarëve kishte alarmuar edhe ata që prisnin në radhë për ta marrë vaksinën.
Megjithatë, sipas mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë këta qytetarë nuk e pësuan për shkak të efekteve të vaksinës por faktorëve të tjerë, sikurse, frika dhe temperaturat e larta.
Ndaj apelojnë që të mos ketë panik në situata të tilla.
“Mjekja ka deklaruar se molisja e këtyre tre qytetarëve ka ardhur për shkak të temperaturave të larta dhe pritjeve të gjata, ku dy prej tyre kanë pasur tension të ulët dhe njëri ka pasur rritje të tensionit”, deklaroi Drejtori i Urgjencës së kryeqytetet, Avdyl Pacolli.
Teksa tregojnë se ekipi mjekësorë i urgjencës ka monitoruar këta qytetarë dhe i ka liruar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.
Koordinatori për imunizim tek “1 Tetori” Niman Bardhi ka bërë me dije se numri i rasteve të tilla si plogështi, panik dhe të ngjashme është i vogël, përderisa gatishmëria dhe trajtimi nga ana e ekipeve urgjente është në nivelin e duhur.
Ndërkaq çdo qendër e vaksinimi ka ne dispozicion edhe ekipet emergjente mjekësore.
Në kuadër të MSh-së është edhe Komisioni për Efekte Anësore të Vaksinimit, ku në të cilin nuk është evidentuar as edhe një rast i vetëm që ka pësuar komplikime pas imunizimit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













