Lajme
Vazhdon beteja me zjarret në Bjeshkët e Rugovës
Kosova është duke vazhduar të përballet me shpërthimin e zjarrit nëpër vatra të ndryshme, e ku situata më serioze vazhdon të jetë në bjeshkët e Rugovës.
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media thotë se me të gjithë mekanizmat e saj, tash e shtatë ditë po vazhdon të ballafaqohet me situatën e zjarreve të krijuara si pasojë e temperaturave të larta, ku aktualisht po përballet me zjarrin në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të komunës së Pejës.
“Në këtë incident janë të angazhuara me kapacitete të plota të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuara: Ekipet e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, autoritetet e parkut dhe ndërmarrjet publike. Po ashtu për ndihmë në shuarjen e zjarreve nga ajri është angazhuar edhe KFOR-i”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se me këtë rast gjatë këtyre ditëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar disa vatra të zjarrit, në veçanti atë të Shtupeqit, për të parë nga afër zhvillimet në terren dhe për të ofruar mbështetje për forcat të cilat po merren me luftimin e zjarrit tash e disa ditë.
“Si rezultat i përkushtimit të drejtpërdrejtë në menaxhimin sa më të mirë të situatës së zjarreve në terren edhe anëtarët e kabinetit të MPB-së, kanë vizituar disa vatra zjarri si ato në Shtupeq, Mushtisht, Sallagrazhdë, si dhe në disa lokacione të tjera”, vijon komunikata.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes që të mos jenë shkaktarë të ndezjeve të zjarreve.
“Ministria e Punëve të Brendshme është falënderuese për ekipet e zjarrfikësve që janë duke bërë maksimumin dhe gjitha ekipet e tjera mbështetëse që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve”.
Ndryshe, zjarrfikësit e Gjilanit kanë shuar zjarrin fushor në fshatin Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar zjarrfikësit angazhimin e jashtëzakonshëm, të cilët, përkundër numri të pamjaftueshëm, po e bëjnë maksimumin në shuarjen e zjarreve.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












