Lajme
Zvicra, në vendin e dytë në botë për trajtimin e suksesshëm të koronës
Norvegjia është i vetmi vend që "mund" Zvicrën. Qeveria e saj ishte një nga të parat që kishte miratuar masa strikte në pranverën e vitit 2020 dhe kishte mbyllur kufijtë

Zvicra dhe Norvegjia janë vendet model të botës sa i përket trajtimit të koronës: Ato zotërojnë rangjet më të larta në renditjen e re të pandemisë
Agjencia e lajmeve Bloomberg ka krahasuar 53 vende për sa i përket përballimit të tyre me pandemitë, dhe Zvicra ka zënë vendin e dytë, pas Norvegjisë, shkruan sda.ch.
Përveç numrit të infeksioneve dhe vdekjeve, nivelit të vaksinimit dhe cilësisë së sistemit të kujdesit shëndetësor, agjencia gjithashtu ka vlerësuar edhe kriterin se sa njerëz janë në gjendje të punojnë dhe çfarë kufizimesh kanë vendet e krahasuara.
Norvegjia është i vetmi vend që “mund” Zvicrën në këtë kuptim, transmeton albinfo.ch. Qeveria e saj ishte një nga të parat që kishte miratuar masa strikte të koronës në pranverën e vitit 2020 dhe kishte mbyllur kufijtë.
Por as “Zvicra nuk ka vepruar keq,” thotë Jan-Egbert Sturm, Profesor i Kërkimeve të Aplikuara Ekonomike në ETH Cyrih”.
Ajo gjithmonë aplikonte masa relativisht të buta. Në mars dhe prill të këtij viti ajo ishte pioniere sa i përket ndërmarrjes së masave lehtësuese në Evropë dhe përkundër kësaj nuk u `ndëshkua` nga infektimet”.
Shkollat në Zvicër ishin mbyllur vetëm për një kohë të shkurtër në pranverën e vitit 2020. Hotelet dhe zonat e skive kishin mbetur të hapura, transmeton albinfo.ch. Njerëzit në Zvicër asnjëherë nuk janë detyruar të bënin teste për blerje ose ngrënie në restorante, pastaj nuk ka pasur asnjëherë shtetrrethim (“orë policore”).
Nuk ka pasur as rregulla konfuze që ndryshojnë vazhdimisht në varësi të numrit të infeksioneve.
Profesori i ETH Sturm fajëson Zvicrën vetëm për një gabim: “Zvicra nuk e ka zotëruar mirë valën e dytë, në fillim të këtij viti,” thotë ai. Ajo ka reaguar shumë vonë, dyqanet u mbyllën pak para Krishtlindjeve. Sigurisht, nëse do të ishin mbyllur më herët do të kishte humbje në shitje, por kjo do të kishshpëtuar jetë, thotë ai.
Sidoqoftë, Zvicra ka paguar një çmim për masat e buta: ajo ka regjistruar një numër më të lartë të infeksioneve, më shumë pacientë me korona në njësitë e kujdesit intensiv dhe më shumë vdekje, përcjell albinfo.ch. Numri i vdekjeve për milion banorë në pranverën e vitit 2020 ishte rreth 60 për qind më i lartë se në Gjermani, për shembull, siç tregojnë të dhënat nga SRF.
Përfundimi i profesorit Sturm: “Nga perspektiva e sotme, do të thosha: vetë masat ishin të mjaftueshme, por ato duhej të kishin ardhur më herët në valën e dytë.”
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri