Lajme
“Vaksinimi në Zvicër po funksionon, madje më mirë se sa është pritur”
Deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit të plotë vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç - me një përjashtim
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), numri i rasteve të infeksionit pavarësisht vaksinimit, është në intervalin që pritej nga studimet e bëra me rastin e miratimit të tyre.
“Prandaj, mund të thuhet se vaksinimi mbron me efektivitet të lartë kundër infeksioneve simptomatike me variantet SARS-CoV-2 që kanë qarkulluar në Zvicër deri më tani dhe kundër sëmundjeve serioze”, thuhet në raportin javr të BAG, shkruan srf.ch.
Kjo do të thotë se efektiviteti i dy vaksinave të disponueshme në Zvicër është 94 deri 95 për qind, transmeton albinfo.ch. Dhe: deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç – me një përjashtim.
Gjithsej 19 persona kanë vdekur nga ose në lidhje me virusin që nga 27 janari i këtij viti, pavarësisht se kanë pasur vaksinim të plotë Covid-19. Nga 460 të vaksinuar plotësisht dhe ende të infektuar gjatë së njëjtës periudhë, 96 është dashur të trajtoheshin në spital.
Një studim aktual nga Vaud gjithashtu konfirmon efektivitetin e lartë të vaksinimit. Drejtori i studimit Olivier Duperrex nga Unisanté Lausanne nxjerr një përfundim të qartë: “Vaksinimi po funksionon”.
“Madje funksionon më mirë sesa kanë parashikuar studimet”, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave të Vaudit, njerëzit e pavaksinuar aktualisht kanë një rrezik 80 herë më të madh për t’u prekur nga korona dhe për t’u sëmurë se sa të të vaksinuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













