Futboll
Challandes, në mesin e emrave të përmendur për trajner të Zvicrës
Kombëtarja e Zvicrës është vënë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Vladimir Petkovic, transmeton albinfo.ch.
Pas një debutimi mjaft të suksesshme në Euro 2020, Petkovic është larguar nga stoli i Zvicrës, duke bërë që Federata Helvete të jetë në kërkim të një trajneri.
Mediet nga Zvicra raportojnë se një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e kombëtares është trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
Në mesin e emrave të tjerë të përmendur është edhe Marcel Koller. Po ashtu, Lucien Favre është preferuar, por ky i fundit ka refuzuar postin.
Sipas Nau.ch, kontaktet e para mes Challandes dhe krerëve të federatës janë bërë.
Mbetet të shihet nëse trajneri i Kosovës do ta lërë në gjysmë aventurën e tij dhe t’i bashkohet Zvicrës.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














