Lajme
Evakuohen qindra njerëz nga zjarret në Itali
Mediat italiane shkruajnë se qindra njerëz janë evakuuar në pjesën qendrore të Sardenjës së Italisë, ku zjarret në natyrë po i kërcënojnë zonat e banimit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rreth 900 persona janë evakuuar nga zona, ku tymi ka arritur në disa zona banimi, thanë zjarrfikësit, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo të vdekur.
Ndërkohë, Franca dhe Greqia kanë dërguar aeroplanë e helikopterë për t’i ndihmuar autoritetet italiane që t’i shuajnë zjarret. Ekipet e huaja po punojnë bashkë me dhjetë ekipe vendëse të zjarrfikësve dhe aeroplanëve të tjerë.
Zjarret, të cilat nisën gjatë fundjavës dhe janë përhapur nga erërat e jugut, deri më tani kanë djegur rreth 20 mijë hektarë tokë në provincën Oristano, shkruan Indipendent.
Gjatë fundjavës, zjarrfikësit italianë u munduan ta shuanin një zjarr afër qytezës Montiferro, i cili ka detyruar 400 persona që të shpërngulen.
Një banore e Sardenjës tha se zjarret kanë vrarë kafshë, kanë shkatërruar shtëpi e biznese. “E tërë kjo është tmerruese, është shumë keq që ta shohim vendin tonë duke u shkatërruar kështu”, shkroi ajo.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














